Në prezencë të Policisë, kërcënon një person për kabllo të rrymës

Kronikë e zezë

Në prezencë të Policisë, kërcënon një person për kabllo të rrymës

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Prishtinë, një person është arrestuar, pasi i njëjti sipas Policisë së Kosovës, ka kërcënuar një person tjetër.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte kërcënuar viktimës për shkak të një kablloje të rrymës, e cila sipas tij kalonte në pronën e tij.

Raporti i plotë i Policisë:

Rr. Lidhja e Prizrenit, Prishtinë 10.12.2019 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në prezencën e policëve dhe zyrtarëve të KEDS-it, kishte kanosur viktimën mashkull K-Shqiptar për shkak se një kabllo e rrymës duhej të kalonte përmes pronës së tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat