U përleshen për parking, refuzohet kërkesa e Prokurorisë për paraburgim ndaj dy të dyshuarve

Kronikë e zezë

U përleshen për parking, refuzohet kërkesa e Prokurorisë për paraburgim ndaj dy të dyshuarve

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve të cilët pas një zënke rreth parkingut të veturave dy të pandehurit e kishin goditur me grushta në kokë dhe në fytyrë viktimën.

“Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka caktuar masën alternative Paraqitja në Stacionin Policor ndaj të pandehurve P.D dhe A.D, për shkak të dyshimit të bazuar se : Me datë 07.12.2019 rreth orës 12:54 minuta në Pejë me dashje e me përdorim të forcës i shkaktojnë lëndime të lehta trupore të dëmtuarit V.S në atë mënyrë që pas një zënke rreth parkingut të veturave dy të pandehurit e kishin goditur me grushta në kokë dhe në fytyrë viktimën dhe si pasojë viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore si shkak i lëndimeve të pësuara”, thuhet në njoftim.

“Me këto veprime të pandehurit P.D dhe A.D kishin për të kryer në bashkëkryerje veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par.1 lidhur me nenin 31 të KPPRK-së”.

Të pandehurve P.D dhe A.D iu është caktuar masa alternative paraqitje në Stacionin Policor në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat