E tmerrshme: Ky është i riu nga Ferizaj që u gjet dje i vrarë dhe i djegur

Kronikë e zezë

E tmerrshme: Ky është i riu nga Ferizaj që u gjet dje i vrarë dhe i djegur

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 09:26
Shkodran Bytyqi

Një i ri nga Ferizaj dje është gjetur i vrarë dhe i djegur, 4 ditë pasi ishte zhdukur.

Trupi i tij u gjet ndërmjet fshatrave Gadime të Ferizajt, dhe Kishnapole të Gjilanit.

Burime brenda Prokurorisë informojnë se i riu që u gjet i vdekur tragjikisht është Shkodran Bytyqi.

Policia e ka arrestuar vrasësin e Shkodranit dhe siç mëson media, i dyshuari me inicialet T. L. (emër i njohur për redaksinë), e ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Poashtu jozyrtarisht, mësohet se motivi i vrasjes kanë qenë paratë.

Kur iu zhduk djali, babai i Shkodran Bytyqit dyshonte se “largimi i tij nga shtëpia ka ndodhur për shkak të një borxhi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat