Dy nxënëse goditen nga vetura në Gjakovë, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Dy nxënëse goditen nga vetura në Gjakovë, policia jep detaje

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 10:33
Ilustrim

Dy nxënëse dje rreth orës 12:17 janë goditur nga një veturë, e cila më pastaj ishte larguar nga vendi i ngjarjes në rrugën “Normalja e Gjakovës”, në Gjakovë.

Sipas policisë dy viktimat e moshës 17 dhe 19-vjeçare janë jashtë rrezikut për jetë, si dhe dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së ngasësit të veturës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Aksidenti kA ndodhur nga një automjet udhëtarësh në lëvizje që kishte goditur dy këmbësorë e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së ngasësit të automjetit dhe mospërshtatjes së rrethanave dhe kushteve të rrugës. Dy këmbësoret respektivisht viktimat e aksidentit femra të moshës 17 dhe 19-vjeçare janë dërguar nga kalimtarët e rastit për trajtim mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë. Sipas ekipit mjekësore viktimat janë jashtë rrezikut për jetë të njëjtat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas dhënies së ndihmës së parë të dyja janë liruar për në shtëpi”, ka thënë Podrimaj për Gazetën Sinjali.

Më tutje, ajo ka bërë të ditur se Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjakovë pas dy orëve ka arritur të identifikojë personin që dyshohet se e ka shkaktuar aksidentit. Raportohet se i njëjti është intervistuar dhe pas përfundimit të procedurave me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat