12 shqiptarë dhe një serb arrestohen për organizim të skemave piramidale

Kronikë e zezë

12 shqiptarë dhe një serb arrestohen për organizim të skemave piramidale

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Policia njofton se në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj janë arrestuar 13 të dyshuar, njëri serb shtetas i Serbisë, ndërsa të tjerët shqiptarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur.

Gjatë bastisjes në dy lokacione njësitet policore tek të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme të hollave: 46 mijë e  521 euro, 1.250 franga zvicerane dhe 1.400 lekë të Shqipërisë. 

Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat