Kushëriri iu vra për drogë, kush janë viktima dhe i plagosuri në Elbasan

Kronikë e zezë

Kushëriri iu vra për drogë, kush janë viktima dhe i plagosuri në Elbasan

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 06:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

23-vjeçari i identifikuar si Andi Zylifi ka mbetur i vdekur dhe 21-vjeçari i dentifikuar si Albert Uruçi ka mbetur i plagosur, i si pasojë e një atentati në qytetin e Elbasanit.

Ndaj dy të rinjve janë zbrazur 2 karikatorë kallashnikovi, ndërsa autorët mundën të largoheshin pas ngjarjes. Aktualisht 21-vjeçar Uruçi ndodhet në gjendje të rëndë në reaminacionin e spitalit rajonal të Elbasanit.

Dyshohet se atentati ka ndodhur për larje hesapesh. Ndërsa, policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e autorëve. Mësohet se viktima Andi Zylyfi është djali i hallës i Endrit Alibej.

Ky i fundit mbeti i vrarë në një atentat me armë rreth një vit më parë. Në këtë atentat u vra edhe Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk i quajtur Erdal Duranay.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat