Me eksploziv katër persona thyejnë bankën në Suharekë

Kronikë e zezë

Me eksploziv katër persona thyejnë bankën në Suharekë

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 10:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në mëngjesin e kësaj të diele katër persona të maskuar kanë tentuar të plaçkisin filialën e bankës TEB në Suharekë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se sot rreth orës 3:45, të dyshuarit përdorën eksploziv për të thyer derën hyrëse të bankës.

Ai ka bërë të ditur që sipas informatave nga TEB, të dyshuarit nuk kanë arritur të marrin mjete nga banka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat