Një person në Prishtinë, është arrestuar pasi që i njejti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, në gjendje të dehur.
I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
Raporti i plotë:
Fushë Kosovë 14.12.2019 – 19:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K-Shqiptare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.