E vë veturën në flakë, ndezi një cigare brenda në të

Kronikë e zezë

E vë veturën në flakë, ndezi një cigare brenda në të

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 16:30
Ilustrim

Një shofer ka vënë në flakë aksidentalisht veturën e tij, pas ndezjes së një cigareje derisa po përdorte spërkatësen aromatike. Përzierja e të dy komponimeve ka bërë që vetura të shpërthejë.

I riu, identiteti i së cilit nuk është bërë më dije nga mediet ndërkombëtare, ishte parkuar në Yorkshire të Britanisë së Madhe, kur spërkati pjesën e brendshme të ulëses së makinës me deodorizuesin e aerosolit.

Ai më pas vazhdoi të ndizte një cigare me dritaret e mbyllura.

Viktima u dërgua më pas në spital për kontroll, derisa mjekët konstatuan se kishte pësuar lëndime të lehta.

Rruga mësohet të jetë bllokuar për disa ditë si pasojë e dëmeve materiale të shkaktuara përreth vendit të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat