Mjegulla, tri fluturime patën vonesa në Aeroportin e Prishtinës

Kronikë e zezë

Mjegulla, tri fluturime patën vonesa në Aeroportin e Prishtinës

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 11:50
Aeroporti i Prishtinës

Mjegulla që përfshiu Kosovën ditëve të fundit nuk ka çrregulluar orarin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sot, vetëm tri fluturimet e para në mëngjes kanë pasur vonesa, ndërsa të gjitha të tjerat janë duke u realizuar në kohë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara.

“Përkundër mjegullës fluturimet ne Aeroport janë duke u realizuar me kohë përveç tri fluturimeve te para në mëngjes te cilat kishin vonesa”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat