Burri nga Podujeva e rreh gruan, e bën për spital

Kronikë e zezë

Burri nga Podujeva e rreh gruan, e bën për spital

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person në Podujevë, pasi që i njejti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas raportit 24 orësh ka pranuar trajtim mjekësor, derisa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 15.12.2019-12:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptare, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat