Konfiskohen mallra pa dokumente në Bërnjak

Kronikë e zezë

Konfiskohen mallra pa dokumente në Bërnjak

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Një person i komunitetit boshnjak është ndalur në pikën kufitare në Bërnjak dhe gjatë kontrollit njësitë policore kanë gjetur dhe kanë konfiskuar mallra të ndryshme për të cilat nuk kishte dokumente.

Të njëjtit i janë gjetur në zarf edhe rreth 8 pasaporta të Bosnjës dhe Hercegovinës, për të cilat nuk posedonte autorizim.

Me vendim të prokurorit pasaportat janë konfiskuar dhe njoftohen pronarët për tërheqjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat