Ngritët aktakuzë ndaj zyrtarit të ATK-së

Kronikë e zezë

Ngritët aktakuzë ndaj zyrtarit të ATK-së

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit S.K. pasi që ekziston dyshimi bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri, S.K. gjatë periudhës kohore nga viti 2013,  deri në muaj shkurt të vitit 2019, duke vepruar në cilësinë e personit zyrtar në Administratën Tatimore të Kosovës në Prishtinë, i pandehuri S.K, në pozitën e ushtruesit të drejtorit të Njësisë se Hetimeve Tatimore dhe të Inteligjencës,  me qëllim të shkaktimit të dëmit për Buxhetin e Republikës së Kosovës dhe përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për njëqindenjëzet (120) bizneset ekonomike.

“Po ashtu, i pandehuri S.K. për disa biznese nuk ka ndërmarr asnjë aktivitet, vizitë,  kontrolle,  rikontrolle e as inicim të procedurave penale, duke shpërdorur pozitën e tij  zyrtare apo autoritetin e tij. I pandehuri S.K. ka  autorizuar punëtorët e ATK-së, duke kërkuar  nga ata që të  vizitonin disa nga bizneset ekonomike dhe duke kërkuar nga këta zyrtarë të Administratës Tatimore, të bëjnë korrigjimet e deklarimeve tatimore në ato biznese të vizituara, në cilat deklarime kanë qenë të  lidhur me faturat e dyshuara dhe transaksione fiktive me biznese fiktive, në  kundërshtim  të  nenit 64 par 2  të  ligjit te ATK-se 03/L – 222,  duke mos ndërmarr veprime hetimore në  procedura penale bazuar ne nenin 68 të ligjit të ATK-së”, thuhet në komunikatë.

Me këto veprime i pandehuri S.K. ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat