Makina përplas këmbësoren, plagoset 17 vjeçarja në Lezhë

Kronikë e zezë

Makina përplas këmbësoren, plagoset 17 vjeçarja në Lezhë

Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 08:55
Ilustrim

Një 17 vjeçare është plagosur rëndë si pasojë e përplasjes nga makina në autostradën Lezhë-Milot.

Informacionet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur tek “Kryqëzimi i Rriles”, ku automjeti  me drejtues shtetasin F.D., ka përplasur shtetasen Xh.D.,17 vjeçe, e cila është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës.

Ndërkohë  drejtuesi  i automjetit shtetasi F.D. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat