43 aksidente në rrugët e Kosovës Për të gjithë shkelësit e rregullave në komunikacion, Policia e Kosovës për vetëm 24 orë ka shqiptuar 1 mijë e 181 tiketa trafiku.
Ndërsa ka arrestuar 23 persona, 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 3 në vuajtje të dënimit.
Fatmirësisht gjatë këtyre 24 orëve nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, por me të lënduar dhe dëme materiale.
Policia njoftoi se 17 është numri i aksidenteve me të lënduar, kurse me dëme materiale 26.