Burri nga Gjilani e rreh familjarin e tij, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Burri nga Gjilani e rreh familjarin e tij, arrestohet nga policia

Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 12:04
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person në Gjilan, pasi që i njejti pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar dhe goditur viktimën mashkull, familjar të tij.

Viktima kishte marrë lëndime trupore dhe kishte pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar dhe e kishte goditur viktimën mashkull K/Shqiptar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat