Pas bashkëpunimit me qytetarët, Policia arreston Fisnik Lajqin

Kronikë e zezë

Pas bashkëpunimit me qytetarët, Policia arreston Fisnik Lajqin

Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës -Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka bërë të ditur se pas kërkesës për bashkëpunim me qytetarët, ka arritur të arrestoj Fisnik Lajqin, i cili ishte në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se Fisnik (Bajram) Lajqi, kërkohej nga policia për pesë raste të veprave penale.

“1- (një) rast për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, 2-(dy) raste për veprën penale “ Përdorim i Armës apo mjetit të rrezikshëm”, 2-(dy) raste për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor dhe përdorim i Armës apo mjetit të rrezikshëm”

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 17.12.2019 është bërë arrestimi i tij nga njësitet policore të DRP-Pejë. I dyshuari i lartcekur është dërguar ne vuajtje dënimi prej 39 muajve në Qendrën Korrektuese Dubravë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka theksuar se rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

” Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës e ndihmuan qytetarët dhe falënderojmë të gjithë për besimin dhe shtimin e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat