Vodhi veturën në Ferizaj, arrestohet në Milloshevë

Kronikë e zezë

Vodhi veturën në Ferizaj, arrestohet në Milloshevë

Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Policia e Ferizajt njofton se është arrestuar një i dyshuar me inicialet R.A i cili para dy ditësh kishte vjedhur një veturë në këtë qytet.

Pas raportimit të rastit policia e Ferizajt iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë informuar stacionet policore Lipjan dhe Prishtinë,pasiqë dyshohej se vetura është duke qarkulluar në autostradën Ferizaj- Prishtinë.

Sipas Policisë i dyshuari është arrestuar mbrëmë në fshatin Milloshevë derisa qarkullonte me veturën e vjedhur.

I dyshuari R.A.  ( 37 vjeç) është arrestuar si dhe është konfiskuar vetura,e cila pas përfundimit të procedurave ligjore , i është  kthyer pronarit.

Pas intervistimit,i dyshuari  me urdhër të Prokuriri të  Shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat