Hajnat vjedhin një pushkë në shtëpinë e një mërgimtari

Kronikë e zezë

Hajnat vjedhin një pushkë në shtëpinë e një mërgimtari

Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 11:22
Ilustrim

Policia raporton se një person nga fshati Livoq i Ulët të Gjilanit ka njoftuar se shtëpia e vëllait të tij i cili gjendet në Zvicër, ishte hapur me forcë, ku është dëmtuar dera e hyrjes dhe nga një dhomë e shtëpisë është vjedhur një armë e gjuetisë për të cilën vëllai i tij posedon leje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë marrë veprimet e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat