Gjendet një granatë dore në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Gjendet një granatë dore në Mitrovicë

Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 11:35
Mitrovicë

Një granatë dore është gjetur të martën rreth orës 20:00 në rrugën ‘Miran Hajra’ në Mitrovicë, ndërsa njësia për deminim e FSK-së rreth orës 22:00 ka bërë shpërthimin e granatës në mënyrë të kontrolluar.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

Sipas tij, policia me të marr informatën nga një banore e kësaj lagje, ka bërë perimetrin e sigurimit të vendit të ngjarjes, ndërsa më vonë mjetin e dyshuar e kanë larguar njësitë përkatëse të FSK-së Ai tha se po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat