Policia jep detaje të reja për plagosjen e së martës në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje të reja për plagosjen e së martës në Prishtinë

Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Mbrëmjen e së martës në Prishtinë është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave, një person është plagosur, e më pas policia ka arrestuar dorasin

Personi i plagosur është Luan Maloku, këshilltari i kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Richard Holbrooke” në Prishtinë, ndërkaq ka theksuar se deri te plagosja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes është gjetur një predhë. Viktima është duke marrë tretman mjekësor në QKUK dhe sipas stafit mjekësor gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë”, thekson raporti i policisë.

Po ashtu policia ka bërë të ditur se me autorizim të gjyqtarit të procedurës paraprake është kryer kontrolli-bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, ku është gjetur arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra, një karikator, një gëzhojë e kalibrit 7.65 mm e bllokuar në tytën e armës, 15 (pesëmbëdhjetë) copë fishekë të kalibrit 7.65 mm, të cilat janë konfiskuar.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit dhe i njëjti dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thekson raporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat