Mitrovicë, arrestohet 23-vjeçari i dyshuar për disa vepra penale

Kronikë e zezë

Mitrovicë, arrestohet 23-vjeçari i dyshuar për disa vepra penale

Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 15:49
Ilustrim

Pas një hetimi të mirëfilltë hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në tri raste të veprave të ndryshme penale.

Arrestimi i të dyshuarit A. V., 23 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për përfshirje në tri vepra penale “vjedhje e rëndë” që ishin raportuar në muajin e fundit brenda zonës së përgjegjësisë në Mitrovicë.

Nga hetimet e deritanishme, bëhet e ditur se veprat penale i dyshuari i kishte kryer në tri lokacione të ndryshme, përfshirë objekte private, çerdhe fëmijësh dhe në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Mitrovicë, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin kompjuterë, targa të regjistrimit si dhe pajisje të tjera.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat