Kryen disa vjedhje të rënda, përfundojnë në pranga pesë persona

Kronikë e zezë

Kryen disa vjedhje të rënda, përfundojnë në pranga pesë persona

Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda.

Mëngjesin e së mërkurës, njësitë patrulluese të Stacionit Policor në  Fushë Kosovë, kanë arrestuar pesë persona të dyshuar, për disa vjedhje të rënda.

Sipas njoftimit, personat e dyshuar, dyshohet të jenë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve të rënda kryesisht vjedhjeje të baterive/akumulatorëve,  të makinerive të rënda/kamionëve,  raste këto që  kanë ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës dhe në disa lokacione në Prishtinë.

Deri tani nga ana e hetuesve janë siguruar prova të mjaftueshme për nëntë raste të vjedhjeve të rënda, ku dyshohet se personat në fjalë janë të përfshirë.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit,  të pesë personat e dyshuar, janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat