Grabitje në një kafene në Prishtinë

Kronikë e zezë

Grabitje në një kafene në Prishtinë

Më: 19 dhjetor 2019 Në ora: 00:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Cak i grabitjes ka qenë një kafiteri në lagjen Ulpiana të kryqytetit.

“Me datën 18.12.2019 rreth orës 21:30 kemi pranuar një informatë për një rast të Grabitjes në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë në një lokal. Policia me njësitet e saj ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme lidhur me rastin”, ka thënë zëdhënsi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Gjithashtu ai shtoi se tashmë janë duke  u ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur  me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat