Policia jep detaje për trupin e pajetë që u gjet në pyll afër Badovcit

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për trupin e pajetë që u gjet në pyll afër Badovcit

Më: 19 dhjetor 2019 Në ora: 10:17
Ilustrim

Rreth orës 21:30 një person është gjetur i vdekur mbrëmë në rrugën Graçanicë – Gjilan, më saktësisht në afërsi të Liqenit të Badovcit

Një person është gjetur i vdekur sot në pyll, në rrugën që të shpie nga Graçanica për në Gjilan bëjnë të ditur nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili tha se janë duke u bërë hetimet e nevojshme për të mësuar shkaqet e vdekjes.

“Mund të ju konfirmoj që me datë 18.12.2019, rreth orës 21:50, në një distancë nga rruga Graqanicë- Gjilan, në pyll është gjetur një person vdekja e të cilit është konfirmuar nga ekipi i ambulancës. Njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar dhe sqaruar rrethanat e këtij rasti”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat