Tërmeti/ Pallatit në Durrës i ishin larguar banorët, arrestohet 42-vjeçari që po tentonte të vidhte

Kronikë e zezë

Tërmeti/ Pallatit në Durrës i ishin larguar banorët, arrestohet 42-vjeçari që po tentonte të vidhte

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 10:02
Ilustrim

Një 42-vjeçar me iniciale L. T., u kap në flagrancë duke vjedhur në një pallat në lagjen nr. 17 në Durrës, të cilit i ishin larguar banorët.

Pas vlerësimeve të specializuara, pallati në fjalë ishte shpallur nga ekspertët i pabanueshëm, arsye që i detyroi familjarët të braktisnin shtëpitë. Ju kujtojmë se lagjja në fjalë ishte ndër më të prekurat sa i takon lëkundjeve të fuqishme të 26 nëntorit.

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një pallat në lagjen nr. 17, Durrës”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat