Arrestohen nëntë persona për bixhoz në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohen nëntë persona për bixhoz në Ferizaj

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Mbrëmë rreth orës 2:30 janë arrestuar nëntë persona në një lokal duke luajtur bixhoz, shkruan Indeksonline.

Sipas policisë, janë konfiskuar 499 zhetona për lojë të bixhozit, me të cilët kishin qenë duke luajtur të dyshuarit në tavolinë dhe 16 palë letra bixhozi.

“Rr. Agim Matoshi, Ferizaj 19.12.2019 – 02:30. Janë arrestuar nëntë meshkuj K/Shqiptarë, të cilët nga njësitë policore janë hasur  në një lokal duke luajtur  bixhoz. Si prova materiale janë konfiskuar 499 zhetona për lojë të bixhozit, me të cilët kishin qenë duke luajtur të dyshuarit në tavolinë dhe 16 palë letra bixhozi. Me urdhër të prokurorit të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat