Shpeshtohen vjedhjet rrugëve në Prishtinë, ia vjedhin kuletën

Kronikë e zezë

Shpeshtohen vjedhjet rrugëve në Prishtinë, ia vjedhin kuletën

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se derisa ishte duke ecur në rrugën “B” tre të dyshuar me forcë ia kanë vjedhur kuletën me dokumente dhe 20 euro.

“Rr.”B”, Prishtinë 19.12.2019 – 00:05. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke ecur në rrugë, është ndaluar nga tre të dyshuar meshkuj, te cilët me forcë i kane grabitur portofolin me dokumente, njëzet euro para të gatshme dhe një telefon. Të dyshuarit janë larguar ne drejtim te panjohur. Nuk raportohet për lëndime”, thuhet në raport.

Ndryshe, dje gjatë ditës është raportuar se disa persona kanë hyrë me forcë në njërën nga kafiteritë në Prishtinë me ç’rast kanë sulmuar njërin nga punëtorët dhe ia vjedhin pazarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat