Një aksident trafiku ka ndodhur të premtën në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë zona e Vushtrisë.
Nga ky aksident kanë mbetur tre persona të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 11:40, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë zona e Vushtrisë.
Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara tre persona kane kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë ai.
Ndryshe gjatë ditës së sotme kanë ndodhur dy aksidente me katër të lënduar në Pejë.