Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 13:19
Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë ku për pasojë tre persona janë lënduar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:40 në zonën e Vushtrrisë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura civile dhe për pasojë tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat