I mori 14 mijë euro fajde, 30 ditë paraburgim për gjakovarin

Kronikë e zezë

I mori 14 mijë euro fajde, 30 ditë paraburgim për gjakovarin

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit L.H për fajde.

I dëmtuari N. E. Nga ai kishte marrë para në shumë prej 3500 euro me kamatë mujore prej 12% dhe është detyruar të paguajë kamatën në shumë prej 420 euro çdo muaj e që në total kishte paguar shumën prej 14 mije euro në emër të fajdesë.

I dyshuari për fajde është arrestuar dje në flagrancë nga policia.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaj, i cili do të llogaritet nga data 19 dhjetor 2019 dhe do të zgjasë deri më 19 janar 2020.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gezim Pozhegu, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat