Përplas për vdekje këmbësorin, policia prangos shoferin

Kronikë e zezë

Përplas për vdekje këmbësorin, policia prangos shoferin

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 06:15
Ilustrim

Policia Rrugore e Tiranës njoftoi se një 27-vjeçar u prangos, pasi aksidentoi për vdekje mbrëmjen e sotme me automjetin e tij, një 73-vjeçar, kalimtar.

Aksidenti i rëndë ndodhi pak çaste më parë, në rrugën e “Durrësit”.

I moshuari me iniciale Gj.L, po kalonte në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit, kur u godit nga një makinë "Mercedez-Benz", që drejtohej nga shtetasi Ergys Musaj, 27-vjeçar.

Njoftimi i Policisë

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. M.,27 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi duke qarkulluar me automjetin, tip ‘”Mercedes Benz”, në rrugën e  “Durrësit”, ka përplasur shtetasin Gj. L., 73 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve dhe plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorr me pasojë vdekje” në ngarkim të shtetasit E. M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat