Sulmon policët me shufër metali, arrestohet

Kronikë e zezë

Sulmon policët me shufër metali, arrestohet

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 12:04
Ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Sibovc të Obiliqit, pasi me një mjet të fort të metalit kishte sulmuar zyrtarët policorë të cilët në lokacionin e tij kishin shkuar për të realizuar dy urdhëresa të gjykatës.

Si pasojë e sulmit njëri zyrtar policor kishte pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar ndihmë mjekësore.

Me vendim të prokurorit  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat