Arrestohet serbi për një vrasje të kryer në 2014’ën

Kronikë e zezë

Arrestohet serbi për një vrasje të kryer në 2014’ën

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar se është arrestuar një person në fshatin Sërbovc të Mitrovicës, nën dyshimin se në rrethana ende të panjohura e ka privuar nga jeta viktimën mashkull serb, raporton Express.

Sipas Policisë, viktima ishte raportuar si i zhdukur më 06.03.2014, ndërsa, është vrarë pas tri ditësh.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

“Me datën 20.12.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb i cili dyshohet se në rrethana ende të panjohura e ka privuar nga jeta viktimën mashkull serb, i cili me datën 06.03.2014 është raportuar si person i zhdukur. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat