Gjobiten lokalet e natës

Kronikë e zezë

Gjobiten lokalet e natës

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Të gjitha lokalet dhe klubet në zonën e ish-bllokut, pjesa më e madhe e të cilët administratohen nga të ashtuquajturit “të Pandëshkueshmit” janë gjobitur në masën 300 mijë lekë të reja, pasi inspektorët shëndetësore kanë gjetur persona që konsumonin duhanin në ambjentet e mbyllura, gjata inspektimit në këtë zonë.

Burime konfidenciale për Top Channel thonë se janë mbi 30 gjoba, 300 mijë lekëshe që janë vendosur në lokalet e ish-bllokut, gjatë muajit nëntor. Por në fakt ajo që bënë çudi është ndëshkimi me gjov,pasi të gjithë pothuajse e dinin që në orët e vona, në lokalet e kësaj zone konsumohet jo vetëm duhan por edhe droge që nga e lehta deri tek ato më të rëndat.

Si më parë edhe tani kjo zonë konsiderohet si e paprekshme dhe inspektorët hasin vështirësi, pasi lokalet e tyre administrohen nga ata të prekshmit nga ligji. Por këtë rradhë duket se ligji ka funksionuar. Madje dy lokale shumë të njohura në këtë zonë janë gjobitur për së dyti, pasi janë gjetur nga inspektorët në shkelje për herë të dytë, brenda harkut prej 3 muajsh dhe tanimë ata kanë marrë një gjobë prej 600 mijë lekësh.

Me ndryshimet e reja që iu bënë ligjit antiduhan u dyfishua masa e gjobës por në rast se subjektet lejojnë konsumin e duhanit brenda ambienteve të tyre dhe kapen nga inspektorët sërish brenda një viti, atëherë ata do të gjobiten sërish me 300 mijë lekë dhe u hiqet licensa për ushtrimin e aktivitetit.

Ligji ndëshkon edhe ato subjekte që kanë nisur të krijojnë ambjente të posaçme për konsumin e duhanit, duke rrethuar me ventrata. Ligji anti-duhan në Shqipëri, nuk njeh ambjente për konsumin e duhanit ndaj këto subjekte janë në shkelje të ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat