Sulmohet polici, Prokurori i rastit liron të dyshuarit

Kronikë e zezë

Sulmohet polici, Prokurori i rastit liron të dyshuarit

Më: 22 dhjetor 2019 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Mëngjesin e ditës së shtunë, Policia e Kosovës, në Pejë, kishte arrestuar dy persona, pasi të njëjtit kishin sulmuar një zyrtar policor, i cili sipas raportit, ishte në kryerje të detyrës.

Menjëherë pas intervistimit, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit ishin liruar.

Rr. Agim Binak Qelaj, Pejë 21.12.2019-09:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtarin policor, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat