Rrahen keq katër persona në Prishtinë, përfundojnë në burg

Kronikë e zezë

Rrahen keq katër persona në Prishtinë, përfundojnë në burg

Më: 22 dhjetor 2019 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Në rrugën “Eqrem Qabej”, në Prishtinë të premten ka ndodhur një rrahje mes katër personave.

“Është raportuar për në rrahje në mes të katër të dyshuarve meshkuj K/Shqiptar të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e arrestit prej të cilëve dy janë dërguar në mbajtje, një në vuajtje të dënimit në burg pasi kishte urdhër arrest, dhe një është duke u trajtuar ende në QKUK por është nën përkujdesje të policisë.

Ndërkohë rasti vazhdon ende të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat