Katër të arrestuar për dhunë në familje për 24 orë në Kosovë

Kronikë e zezë

Katër të arrestuar për dhunë në familje për 24 orë në Kosovë

Më: 22 dhjetor 2019 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Katër persona janë arrestuar për 24 orë në Kosovë për dhunë në familje.

Sipas raportit të policisë, në Gllogoc është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshja i ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy vajzat e tij. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Po ashtu në tjetër viktimë femër ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati.

Policia njofton se në Pejë është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht djalin e tij dhe gruan e tij duke ju shkaktua lëndime trupore.

Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor dhe janë dërguar në një shtëpi të sigurt. I dyshuari është dërguar për kontrolle psikiatrike por sipas mjekut i njëjti është në gjendje të mire shëndetësore, pastaj me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Edhe në Leposaviq një grua ka raportuar se është ushtruar dhunë në familje nga bashkëshorti i saj.

I dyshuari është arrestuar dhe është konstatuar se i njëjti kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat