Bie nga ndërtesa, lëndohet punëtori në vendin e punës

Kronikë e zezë

Bie nga ndërtesa, lëndohet punëtori në vendin e punës

Më: 23 dhjetor 2019 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Një punonjës i një firme ndërtimore në Suharekë ka pësuar lëndime trupore pasi ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës në të cilën ishte duke punuar

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Suharekë, ku punonjësi i firmës ndërtimore thuhet të ketë rënë aksidentalisht nga kati i dytë i ndërtesës në të cilën ishte duke punuar.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është dërguar në Emergjencën e Suharekës, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat