Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, dy të lënduar

Më: 23 dhjetor 2019 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovice -Prishtine segmenti rrugor fshati Deberllukë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë Avni Zahiti.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat