Hajnat s’po e lënë rehat këtë fshat të Pejës

Kronikë e zezë

Hajnat s’po e lënë rehat këtë fshat të Pejës

Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 08:30
Ilustrim

Fshati Vitomiricë i Pejës është në hall nga hajnat. Disa banorë të kësaj ane po ankohen se janë duke u plaçkitur shumë shtëpi.

Në redaksinë kanë dërguar disa fotografi ku një shtëpi mbrëmë është vjedhur.

“Ata qe mendojnë se jetohet duke dëmtuar pronat e huaja dëmtoj në radhë të parë familjen e tyre. Vetëm me punë jetohet dhe edukohet brezi i ri”, ka deklaruar M.B. nga ky fshat.

Sipas tij, në Vitomiricë nuk jetohet lirshëm për shkak të këtyre veprimeve.

“Shteti në pamundësi për risocializimin e tyre, e quan vetveten shtet demokrat dhe fati i qytetarëve mbetet ne mëshirën e Zotit”, ka deklaruar ky person.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat