Vdes një person në Prishtinë, policia thotë se ishte përdorues i drogës

Kronikë e zezë

Vdes një person në Prishtinë, policia thotë se ishte përdorues i drogës

Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 11:27
Ilustrim

Policia e Kosovës raporton se një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima ishte përdorues i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prishtinë 23.12.2019-16:10. Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima ishte përdorues i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat