Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje

Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Sot rreth orës 04:55 të mëngjesit, në rrugën ‘’Ukshin Kovaçica”, njësia patrulluese në flagrancë kanë hasur në personin e dyshuar, i cili kishte qenë duke tentuar që të kryejë rastin vjedhje e rëndë në një lokal.

Policia në flagrancë ka arritur që të arrestojë B.M., 27-vjeçar, dhe pas marrjes se deklaratës, është vërtetuar se  i njëjti kishte  kryer edhe një rast tjetër ‘vjedhje e rëndë’ në një lokal ‘Frizer’ ku kishte thyer xhamin e lokalit me forcë dhe kishte vjedhur veglat e punës.

Nga policia në cilësi të provave materiale janë konfiskuar 11 makina të rrymës për prerje të flokësh, 10 sapunë të rrojës, dy telefona (një Iphone 5 dhe një Nokia) dhe të njëjtat i janë kthyer pronarit legjitim.

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit B.M., nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat