Policia arreston katër persona, dy në aeroport e dy në Merdarë

Kronikë e zezë

Policia arreston katër persona, dy në aeroport e dy në Merdarë

Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 16:17
Ilustrim

Policia e Kosovës të martën ka arrestuar katër persona të cilët kanë qenë të kërkuar me Leterreshtim nga gjykatat kompetente në Rajonin e Pejës. Dy nga këta të kërkuar janë ndaluar, arrestuar në aeroportin

‘Adem Jashari‘ në Sllatinë, ndërsa dy të tjerë në piken kufitare në Merdarë.

Komunikata e plotë:

Ju njoftojmë se gjatë 24 orëshit të datave 23/24.12.2019 Policia e Kosovës- Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, në koordinim dhe bashkëpunim me njësite tjera të Policisë Kosovës, kanë arrestuar katër (4) persona të cilët kanë qenë të kërkuar me Leterreshtim nga gjykatat kompetente në Rajonin e Pejës. Dy nga këta të kërkuar janë ndaluar, arrestuar në aeroportin ‘Adem Jashari‘ në Sllatinë, ndërsa dy të tjerë në piken kufitare në Merdare.

Të arrestuar janë:

 P. I. lindur vitin 1976 m.k.sh.

Në bazë të Leterrreshtimit dhe Urdhëresave lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë për veprat penale

(dy grabitje dhe një vjedhje) është ekstraduar nga Sllovenia. I njëjti është sjell nga aeroporti nga një

patrollë NJRSH. Personi i kërkuar është ndaluar në mbajtje, për tu paraqitur nesër para Gjykatës

Themelore Pejë.

R. A. lindur në vitin 1990 m.k.sh.

Është arrestuar në pikën kufitare në Aeroport –Sllatinë bazuar në urdheresë, është sjellur në stacionin policer Istog. Gjygjtari i çeshtjes ka urdhëruar qe të dyshuarit t’i konfiskohet dokumenti i udhëtimit pasaporta dhe të lirohet, për tu paraqitur me datën 23.12.2019 në ora 09:00 të Gjykata Themelore e Pejës – dega Istog.

B.M. lindur në vitin 1981 m.k.sh.

Me datën 23. 12.2019 rreth orës 13:45 ne PKK Merdare është ndaluar lartëcekur në bazë të urdherarrestit për vepren penale “Uzurpim i paligjeshem i prones se paluajtshme”. Nje patrulle e stacionit Pol. të Istogut ka shkuar ne SPMK Merdare dhe e ka sjellur te dyshimtin .Lidhur me të ndaluarin është kontaktuar Gjykatesi përgjegjës për rastin dhe me urdher të tij të dyshimtit i është konfiskuar pasaporta dhe i njejti është udhezuar që të paraqitet në Gjykaten Themelore Peje – Dega ne Istog me daten 24.12.2019 ne ora 09:00.

I.G. lindur në vitin 1966 m.k.sh.

Arrestuar në pikën kufitare në Merdare në bazë të urdheresës për veprën,,Legalizim i përmbajtes se remë” lëshuare nga Gjykata Themelore Mitrovicë dhe është sjell në stacion policor-Istog, është kontaktuar Prokurori i shtetit i cili urdheron qe i dyshuari te ndalohet në mbajteje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat