Tre të arrestuar për lëndim të lehtë trupor, policia në kërkim edhe të personit të katërt

Kronikë e zezë

Tre të arrestuar për lëndim të lehtë trupor, policia në kërkim edhe të personit të katërt

Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Pejë për shkak të pjesëmarrjes në një rrahje masive ku kanë mbetur dy të lënduar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:53 në rrugën ‘Adem Jashari’ në Pejë, kur të dyshuarit P. A. (1986), Q. A.(1997) dhe J. A. (1996) kanë sulmuar dy persona duke i goditur me grushte dhe shufra.

Personat e sulmuar kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë intervistuar nga hetuesit.

I dyshuari i katërt është i njohur për policinë dhe është në kërkim për ta arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat