Kishte vrarë një 13 vjeçar, djali nga Kosova dënohet me 20 vjet burg në Mal të Zi

Kronikë e zezë

Kishte vrarë një 13 vjeçar, djali nga Kosova dënohet me 20 vjet burg në Mal të Zi

Më: 25 dhjetor 2019 Në ora: 15:46
Sinan Imeri

Gjykata e Apelit në Malin e Zi ka vërtetuar dënimin me 20 vjet burg për një 20 vjeçar nga Kosova, Sinan Imeri, i cili akuzohet për vrasjen e një 13 vjeçari në Berane.

Siç raportohet, vrasja kishte ndodhur vitin e kaluar në zonën e Beranes dhe i mituri ishte raportuar fillimisht si i zhdukur.

Në kërkimet për trupin e tij kishin marrë pjesë edhe familjarët e Imerit.

Ndërkaq, rastin e kishte pranuar edhe vet i dënuari para Gjykatës, ku kishte thënë se djali të cilin e kishte vrarë i kishte kërkuar atij seks oral.

“E bëra pa e ditur pse. Unë u zemërova me të. Ai më mërziti. Ai kërkoi diçka nga unë që nuk doja t’i jepja. E lashë ta bënte një herë, dhe ai e dëshiroi përsëri. Për shkak të atij insistimi, unë rrëmbeva një këmishë të vjetër, të hedhur poshtë dhe ia mbështolla rreth qafës. Pastaj e hodha në valët e Limës. E pashë duke u fundosur, pas së cilës u largova”, kishte thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat