Dy të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Kronikë e zezë

Dy të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Më: 25 dhjetor 2019 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë, segmenti rrugor zona Vushtrri.

Lajmin për media e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat