Fushë Krujë, makina luksoze lyhet me benzinë dhe digjet

Kronikë e zezë

Fushë Krujë, makina luksoze lyhet me benzinë dhe digjet

Më: 10 janar 2020 Në ora: 08:12
Ilustrim

Një makinë e shtrenjtë e cilësuar luksoze është shkrumbuar në flakë në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Fushë Krujë.

Bëhet fjalë për një makinë tip fuoristradë “Land Rover” me targa AA 141 AA. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.30, ndërsa mjeti i djegur rezulton në pronësi të shtetasit Xh.F.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se makina është lyer me benzinë dhe më tej i është vënë flaka.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërsa paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Ka qenë i zoti i mjetit ai që ka bërë denoncimin në polici, ndërsa ka thënë se nuk ka konflikte me njeri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat