Tepelenë, gjendet një person i pajetë pranë lumit

Kronikë e zezë

Tepelenë, gjendet një person i pajetë pranë lumit

Më: 10 janar 2020 Në ora: 08:43
Ilustrim

Një person është gjetur i pajetë, pranë lumit, në një fshat të Tepelenës.

Viktima është gjetur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në fshatin Luftinjë.

Kufoma i përket një personi rreth 50 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat