Masakroi kunatën, policia arreston autorin, u kap teksa lëvizte me biçikletë

Kronikë e zezë

Masakroi kunatën, policia arreston autorin, u kap teksa lëvizte me biçikletë

Më: 10 janar 2020 Në ora: 13:28
Erdet Çapoku

Kapet nga policia autori i vrasjes së shtetases E. Ç., ndodhur në Paskuqan, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e DVP Tiranë organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Erdet Çapoku, i cili pasi ka goditur me sende të forta kunatën është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi, në Laprakë.

34-vjeçari ia mbathi menjëherë pas krimit nga shtëpia në Paskuqan, ndërsa u kap teksa po lëvizte me biçikletë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat